Një telefonatë anonime ka ngritur në këmbë policinë e Vlorës.
Telefonata raportoi në sallën operative për të shtëna me armë dhe një person të plagosur, në vendin e quajtur ‘Bishti i kalldrëmit’.
Advertisement
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur asgjë.
Gjithashtu bëhet me dije se në Spitalin e Vlorës nuk ka mbërritur për ndihmë mjekësore asnjë person i lënduar me armë zjarri.
Advertisement