Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, të akuzuar për vrasje nga drejtësia italiane. Arrestimi i tij u bë në afërsi të Fushë-Krujës, ndërsa pritet ekstradimi drejt shtetit fqinj.

 

Ai dyshohet se është autor i vrasjes së një tjetër shqiptari, ngjarje e ndodhur në Piza, në gusht të vitit 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K’, thuhet në njoftim.

 

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";