Arrestohet nga Policia, shtetësja Viola Sterjo, me detyrë Drejtoreshë e Mjedisit pranë Bashkisë Tiranë.
Efektivët e Tiranës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Korçës, nxjerrë më datë 26 të këtij muaji, për arrestimin e 39-vjeçares e cila akuzohet në qytetin juglindor për veprën penale ‘mashtrim’ me pasoja të rënda.
Në informacionin paraprak, policia sqaron se në periudhën mars-nëntor 2020, kjo shtetase ka përfituar shuma financiare në qytetin e Korçës duke i premtuar qytetarëve të ndryshëm e bizneseve se do të ndikonte tek institucionet publike në mënyrë që ata të fitonin fonde shtetërore.
Referuar njoftimit, akuza për Viola Sterjo nuk lidhet me postin që ka mbajtur në bashkinë e Tiranës si drejtoreshë e Mjedisit.
Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.
Advertisement
Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Advertisement