Fredi Beleri do të mbetet në qeli.
Ky ishte vendimi që mori sot GJKKO, pas shqyrtimit të kërkesës së Belerit, i cili kërkonte masë më të butë sigurie për të kryer betimin si kryebashkiak i Himarës.
Avokatët e Belerit kërkuan masë më të lehtë sigurie, por GJKKO e ka hedhur poshtë.
Avokati Edmond Dëma pretendon se ai po mbahet në burg politikisht.
“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bëre kërkesën brenda 31 korrikut dhe ajo duhej bërë pas 5 ditësh. Nuk lënë asnjë shpresë thonë kur të vi çështja në themel.
Përmbajtja e atyre akteve na bëri që të bëjmë këtë kërkesë, sepse më 31 korrik na vunë në dispozicuion në seri provash që ne si dinim. Caktimi i prokurorit të shkallës së parë që janë marrë vendim një ditë më pas. Duke qenë se aktet ne gjetën në dosje që duheshin marrë qëndrimit me Gjykatën.
AdvertisementNuk ka pasur asnjëherë përgjim. Kjo gjë është me urdhër, se këta s’kanë fuqi, s’janë të fortë para pushtetarëve. Beleri kërkoi të drejtën e tij siç e kërkon gjithmonë, kuptohet nga gjykata u shkruajt bukur arsyetimi ku thanë se nuk plotëson kushtet.”- tha avokati i Fredi Belerit
Ai mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.
Më herët Beleri ka dështuar të zbusë masën e sigurisë ndaj tij në Apelin e Posaçëm dhe Gjykatën e Lartë.