Prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme vijon seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ky i fundit akuzohet për sëhëprdorim detyre në dy raste.
Ish-zyrtari përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.
Dako deklaroi në seancën e sotme se “leja për pallatin ishte vendim kolegjial për tenderin e vijës bregdetare.”
Dako: Projekti aty është, të verifikohet.
Vangjush Dako u arrestua në qershor të vitit 2023 pas hetimit të bërë nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste.
I pari, kishte të bënte me legalizimin jashtë ligji të disa kateve pa leje të një pallati.
Ndërsa momenti i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së Durrësit, ku sipas kontrollit të lartë të shtetit, Dako i ka krijuar buxhetit një dëm prej 18 milionë lekësh./vizionplus.tv