Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka përshëndetur reagimin e KLP-së pas deklaratave që Ilir Meta bëri ditën e djeshme për kreun e SPAK, Altin Dumani.
KLP ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe ka bërë thirrje që të mos cenohet puna prefesionale e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Ambasada shpreh mbështetjen për qytetarët shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.
Reagimi
Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.
Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato… — USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 17, 2024