
Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha drejtuar kryedemokratit Basha.
Në reagimin e PD, thuhet se gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion.
Advertisement
“Shpifjet vazhdojnë. Ditë e re, gënjeshtër e re. Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97!
Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion. Mos harroni! Zgjidh Ramën dhe mban Berishën! Zgjidh Berishën dhe mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.