Ish-biznesmeni i hidrokarbureve, Rezart Taçi është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si i përfshirë në një skemë të pastrimit ndërkombëtar të parave.

Emri i sipërmarrësit të njohur, doli pas hetimeve të kryera nga autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK. Ndërsa u arrestuan dy njerëzit e besuar të tij, Bledar Lilo dhe Artur Balla si dhe tre shtetas italian e një zviceran.

 

Sipas dosjes hetimore, Rezart Taçi kishte dale garant për të kryer një transaksion bankar në interes të biznesmenit Italian, 90-vjeçarit, Francesco Zummo, një prej personave të arrestuar nga policia italiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Bëhet fjalë për rreth 19 milionë euro, të cilat po ashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Paratë, të cilat dyshohet se i përkasin ish-kryebashkiakut mafioz të Casa Nostra,Vito Ciancimino, ishin transferuar nga Italia në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, ku dhe më pas do të kryheshin procedurat për t’u depozituar drejt institucioneve bankare të Zvicrës.

 

Veprimet do të kryheshin nga dy miqtë e besuar të Taçit; Bledar Lilo dhe Artur Balla. Atyre iu ishte premtuar si fitim një përqindje nga gjithë vlera e shumës monetare që do transferohej nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ishte prokuroria e Palermos ajo që zbuloi këtë skemë mashtrimi pasi prej kohësh mbante në përgjim sipërmarrësin 90-vjeçar, Francesco Zummo,  Kjo pasi, pas vdekjes së ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino në vitin 2002, ai dyshohej se menaxhonte pasurinë e paligjshme të ish-zyrtarit me qëllim shmangien e konfiskimit të saj.

 

Zummo kishte kontaktuar kontabilistin, Fabio Petruzzella, dhe shtetasin Daniele Castagalli, të cilët po ashtu përfunduan në pranga, me qëllim zhdukjen e parave përmes transaksioneve të fshehta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas, sipas autoriteteve italiane, hyri në lojë ish-biznesmeni Rezart Taçi, i cili do të vazhdonte procedurat e kundraligjshme.

 

Ndaj tre të arrestuarve në Shqipëri, SPAK nga ngritur akuzat për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa agjentët po punojnë për gjetjen e Rezart Taçit, i cili ndodhet jashtë vendit.