Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë për Adriatik Haxhillarin, i cili akuzohet nga dy nxënëset e shkollës 9-vjeçare në Stropckë për ngacmim seksual.
Burime bëjnë të ditur se në asnjë moment Haxhillari nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, madje i kundërshton ato duke thënë se akuzat janë të pavërteta.
Jashtë kamerave, familjarët e 59-vjeçarit mohojnë këto akuza, duke thënë se është i pafajshëm.
Prokuroria ka sekuestruar telefonat e vajzave dhe të drejtorit dhe janë dërguar për ekzaminim. Për këtë, prokurori ka kërkuar 40 ditë kohë deri në ardhjen e përgjigjeve, nëse kanë shkëmbyer ose jo mesazhe.
I vetmi mesazh që prokuroria ka në dorë është një ikonë kafeje që drejtori i ka nisur njërës prej nxënëseve, dhe ky mesazh është fshirë nç çast nga ana e Haxhillarit.