Qeveria ka miratuar këtë të martë Aktin Normativ që i hap rrugë ardhjes së vaksinave kineze në vendin tonë.
Marrëveshja për të furnizuar Shqipërinë me vaksina të prodhuara nga “Sinovac Life Science CoLtd’ dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës është miratuar me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.
“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş.për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave”, thuhet në fletoren zyrtare.
Një ditë më parë, kujtojmë se në Shqipëri mbërriten 10 mijë doza të vaksinës ruse, Sputnik.