Një 41-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, pasi aksidentoi për vdekje një të moshuar ditën e djeshme.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Si pasojë, shtetasi H. M. ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";