Policia e Tiranës ka arestuar 62-vjeçarin, i cili ditën e djeshme aksidentalisht përplasi me makinë nipin e tij 2-vjeçar. Vogëlushi humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:15.
“Policia arrestoi shtetasin P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mrapa me automjet, ka aksidentuar nipin e tij të mitur 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin zyrtar./vizionplus.tv
Advertisement