Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shoferin, i cili dy ditë më parë (21 gusht) aksidentoi për vdekje një 63-vjeçar në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.

Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati.

“Pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi./vizionplus.tv