Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Krumë –Kukës.
Një çift bashkëshortësh, teksa kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre “Volksëagen Passat”, kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga.
Si pasojë e kësaj, gruaja me iniciale F. S., 61 vjeçe, e cila ishte pasagjer, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Has/Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.