Katër shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident ditën e premte në Gjermani. Bëhet fjalë për një familje nga Ferizaj, të cilët jetonin prej vitesh në Zvicër. Ata po udhëtonin me automjetin e tyre kur u përplasën me një kamion.
Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.
Për këtë ngjarje me pasoja fatale ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo iu shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave , ndërsa tha se misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse.
Advertisement