Një dëshmitar i cili ka parë tragjedinë në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona ka treguar si shpërtheu autobusi në flakë.
Dëshmitari ka rrëfyer se ai ka qenë prapa autobusit me një mini-bus udhëtarësh.
“Ishim duke udhëtuar me një mini-bus, autobusi duke lëvizur shpërtheu menjëherë dhe u përfshi nga një zjarr i madh dhe ishte e pamundur që të ndihmonim njerëzit sepse flakët ishin shumë të mëdha”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruajnë mediat në Shkup.
Advertisement
Aksidentit të rëndë i shpëtuan fatkeqësisht vetëm 7 persona, ndërkohë që mes viktimave ka dhe 12 fëmijë.