Tre adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në Sarandë janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. Ndërkohë që 14-vjeçari, Arjol Dervishaj, është transportuar mëngjesin e kësaj të mërkure me helikopter drejt spitalit të Traumës, për shkak edhe të gjendjes më të rënduar shëndetësore.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.