Aksidenti në Sarandë/ Tre adoleshentët dërgohen në spitalin e Traumës, njëri në gjendje të rëndë për jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti në Sarandë/ Tre adoleshentët dërgohen në spitalin e Traumës, njëri në gjendje të rëndë për jetën

Tre adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në Sarandë janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. Ndërkohë që  14-vjeçari, Arjol Dervishaj, është transportuar mëngjesin e kësaj të mërkure me helikopter drejt spitalit të Traumës, për shkak edhe të gjendjes më të rënduar shëndetësore.

 

Advertisement

Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy