
I miturit, Arjol Dervishaj i cili mbeti i plagosur gjatë një aksidenti në datën 22 tetor, ka humbur jetën.
14-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, aty ku ndodhej i shtruar dhe trajtohej në reanimacion.
Advertisement
I mituri ishte së bashku me dy bashkëmoshatarë të tij kur u përfshi në një aksident të rëndë në qytetin e Sarandës. Makina që njëri prej minorenëve ja kishte marrë babait, doli nga rruga dhe ra në përrua.
Arjol Dervishaj i cili ishte pasagjer në automjetin e përplasur, ishte më i dëmtuari rëndë në kokë.
Advertisement