Një 16-vjeçar ka humbur jetën në spital 15 ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën e Patokut në Kurbin.
Flavio Mankollari i cili ishte nxënës ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë, por nuk mundi t’ia dalë për shkak të plagëve të marra në disa pjesë të trupit.
Advertisement
Në këtë aksident u përplasen kokë më kokë dy automjete dhe goditja ishte mjaft e fortë, ndërsa sipas informacioneve, një parakalim i gabuar është bërë shkak për aksidentin.
Advertisement