Shoferi i autobusit urban, Agron Xhafa u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

63 vjeçari shkaktoi përplasjen e 9 automjeteve në zonën e “Shallvareve”,  ku mbetën të plagosur 9 persona. Sipas dëshmisë së tij, në momentin e përplasjes masive ai deklaroi se humbi vetëdijen. Gjatë marrjes në pyetje ai tregoi se vuan nga sëmundje të diabetit dhe tensionit. Mësohet se ai vuante nga hipertension arterial, kolecisti akut dhe diabet tip 2.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e aksidentit që përfshiu 9 automjete, mbeti i plagosur dhe vetë shoferi. Pas kryerjes së testit nga policia rezultoi se ai nuk ishte nën efektin e alkoolit. Ashtu si ai, edhe drejtuesit e tjerë të makinave që u përfshinë në aksident, nuk kanë rezultuar pozitiv në testin e alkoolit që efektivët e policisë rrugore u bënë. Përveç shhoferit, mes të plagosurve, 2 janë vajza, 35 dhe 31 vjeç dhe 2 shoferë të makinave të përplasura dhe 4 pasagjerë të tjerë.