Ka ndërruar jetë njëri nga shoferët që u përfshi mesditën e sotme në aksidentin rrugor në fshatin Rrilë në Lezhë.
Bëhet me dije se shoferi i mjetit tip Opel, Ndoc Nikolli 66 vjeç ndërroi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndoc Nikolli kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit, e për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një grua që ishte pasagjere.
Advertisement
Kujtojmë se një ditë më parë ndërroi jetë në të njëjtin segment edhe polici i burgut Shenkollit.