Të gjithë ata shoferë që kryejnë një aksident me vlerë dëmi material deri në 30 mijë lekë, do të kenë mundësi të shmangin policinë dhe të arijnë një marrëveshje mes palëve për tu dëmshpërblyer nga kompania e sigurimit.
Koncepti I ri që njihet me termin raporti miqësor, sqaron Vizion Plus, nënkupton shmangjen e gjobës por edhe procedurave që ndiqen në këtë rast.
Për dëmet që do të jenë mbi kufirin prej 30 mijë lekësh palet duhet të kenë akttin e policisë rrugore.
Advertisement
Sipas të dhënave, 30-40% e aksidenteve janë me vlera të vogla deri në 30 mijë lekë ndaj ky koncept pritet të shmangë një hallkë më shumë në këtë situatë. Kjo është një nga ristë e ligjit për sigurimn e detyrueshëm I cili po gjen miratim në komisionet parlamentare., ndërsa do të jetë në zbatim pas një muaji.
Por si është parashikuar reduktimi I fenomit të automjteve që qarkullojnë pa siguracion.
Një makinë që do të kapet pa siguracion, jo vetëm që do të gjobitet, tashmë me një masë gjobe edhe më të lartë, por policia do të ketë të drejtë ta bllokojë atë, deri sa pronari I saj të presë policën e sigurimit makina nuk do të lëjohet të qarkullojë-sqaron per Vizion Plus, drejtorja juridike Violanda Theodhori
Advertisement
Ligji parashikon gjithashtu që pwr kontratat që do lidhen nga ky vit e deri në 2025-en, kufiri minimal I përgjegjësisë do të rritet gradualisht për tu përafruar me ato europiane.