![Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë shqiptari (Emri)](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp_Image_2022-12-09_at_20.07.11-533x400.jpeg)
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një emigranti shqiptar në Itali.
60-vjeçari është identifikuar si Agron Gjata.
Advertisement
Ai tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij por preku një furgon dhe u përmbys disa herë. Më pas mjeti i 60 vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.
Advertisement
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit të Corropolit dhe zjarrfikësit e repartit të Neretos për të nxjerrë trupin nga mjeti.
Advertisement
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, 60 vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.