Një aksident ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet në Komunën e Parisit ku një automjet ka përplasur një të moshuar, 70 vjeç.
Policia bënë me dije se si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, 70 –vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Advertisement
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 12.07.2022, në Komunën e Parisit, automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisement