Një aksident është regjistruar këtë pasdite në Vlorë.
Një makinë tip “Benz” ka përplas një 40-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me motorr.
Si pasojë e kësaj, 40-vjeçari ka përfunduar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i “Benz-it” është larguar nga vendngjarja, ndërkoh policia po punon për identifikimin e tij.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.