Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Institut ku një motoçikletë ka përplasur një këmbësore.
Policia bën me dije se drejtuesi i motoçikletës dhe 50-vjeçarja e aksidentuar janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Njoftimi i policisë:
“Më datë 26.07.2022, në Institut, shtetasi V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen M. Gj., 50 vjeçe.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.