Një akisdent rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur.
Sot rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Advertisement
Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisement