Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tepelenë.
Një kamionçinë është përplasur me një trajler në vendin e quajtur rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot.
Si pasojë e kësaj përplasje, është plagosur shoferi i kamionçinës, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Tepelenë/Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot, është përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues shtetasin P. I.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
AdvertisementNë vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.