Aksident në Sarandë, lëndohet polici

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Sarandë, lëndohet polici

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Sarandë-Krane, ku i lënduar ka mbetur një inspektor i policisë së Livadhjas.

Blutë bëjnë me dije se inspektori me iniciale D.M ka humbur drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Pas kryerjes së testit, ai nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit, ndërsa aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Advertisement

Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy