Një automjet tip “Volkswagen” ka rënë ka përfunduar në një kanal buzë rrugës në rrethrrotullimin e Plugut.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, Gledion Velcani, 30 vjeç po udhëtonte së bashku bashkëshorten e tij në momentin e aksidentit. Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Advertisement
Fatmirësisht kanali raportohet të ketë qenë pa ujë, gjë e cila ka bërë që të mos lëndohen dy të përfshirët në aksident.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement