Një aksident me dy të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur në afërsi të pikës turistike të Moravës.

Burime policore bëjnë me dije se dy persona të moshës 36 dhe 32 vjeç pasi kanë dalë nga njëri prej lokaleve të pikës turistike janë drejtuar drejt qytetit të Korçës. Vetëm pak metra pasi kanë lënë pikën turistike në një kthesë të fortë mjeti tip Audi ka dalë nga rruga duke rënë mbi 150 metra poshta.

Aksident që për fatin e mirë nuk ka pasur pasoja për jetën pasi drejtuesi i mjetit me inicale F.K 36 vjeç dhe pasagjeri me inicialet Dh.G 32 vjeç të ndihmuar nga persona të tjerë janë dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë e pranisë të një cipe akulli në rrugë. Ndërkohë që po heton edhe për shkaqe të tjera.

Pjesa më e madhe e aksit rrugor nga qyteti i Korçës deri në majën e pikës turistike të Moravës është e mbrojtur me barriera. I vetmi vend pa barriere është vendi ku ndodhi dhe aksidenti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";