Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Rriles’ janë përplasur dy automjete tip ‘Ford’.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur fdy drejtuesit të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.
Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.