Një aksident ka ndodhur te kryqëzimi i Tales në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar drejt spitalit Rajonal të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se i plagosuri është një burrë i moshuar.
Burime nga spitali informojnë së burri ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lezhë / Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar automjetin e tij kamion, ka aksidentuar shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.