Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.
Drejtuesi i një mjeti tip “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë, ka dalë jashtë saj duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe përfunduar në anë të rrugës.
Paraprakisht, mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka fraktura dhe lëndime por është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";