Aksident në Korçë-Pogradec, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat! Përfundon në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Korçë-Pogradec, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat! Përfundon në spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Drejtuesi i një mjeti tip “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë, ka dalë jashtë saj duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe përfunduar në anë të rrugës.

Paraprakisht, mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka fraktura dhe lëndime por është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy