Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, Tiranë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, një makinë me të cilën udhëtonin dy vajza është përmbysur në mes të rrugës.


Njëra nga vajzat ka mbetur e lënduar. Dyshohet se një makinë tjetër i ka prerë rrugën makinës tip “Peugeot” në të cilën ndodheshin vajzat.

Shoferi më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";