Aksident në Gramsh/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Gramsh/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Cerrik-Gramsh.

 

Automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, të dy banues në Gramsh.

 

Advertisement

Nga ky aksident janë plagosur tre persona që ishin pasagjerë në këto mjete, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

 

Gramsh/Informacion paraprak 

 

Advertisement

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy