Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në kthesën e Patosit në Fier. Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet ka aksidentuar një person që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë, ky i fundit ka humbur jetën nga plagët e marra. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa rrethanat e aksidentit nuk janë të qarta.
“Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.