
Një aksident është shënuar këtë të dielë në Fier. Raportohet se një automjet është batuar në lagjen “Kastrioti”.
Mësohet se në momentin e aksidentit në automjet ndodhej vetëm shoferi. Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme materiali. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në spitalin e Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.