Një aksident është regjistruar rreth orës 15:00 në bypassin e Fierit, në afërsi të spitalit Memorial. Mësohet se një automjet është përplasur me trafikndarësen e si pasojë është përmbysur në mes të rrugës.
Paraprakisht mësohet se si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit. Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e humbjes së drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij. Rrugorët e Fierit kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes për të normalizuar trafikun në një aks me frekuentim të lartë, ndërsa po punohet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit.
Advertisement