Nje aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një dyqani që ndodhet pranë rrugës Hysen Myshketa në qytetin bregdetar.
Advertisement
Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një shtetase e cila duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi.
Advertisement
Për fat të mirë nga përplasja nuk ka persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Advertisement
Advertisement