Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjtenë rrugën “Vllaznimi” në Durrës.
Dy fëmijë janë aksidentuar teksa po lëviznin me një monopatinë. Sipas njoftimit zyrtar, një automjet ka goditur të miturit, të cilët janë dërguar me autoambulancë në urgjencën spitalore.
“Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv