Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi ku janë përplasur dy mjete të rënda.
Në afërsi të fshatit Drimadhë, një betoniere ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar.
Nga raportimet mësohet se shoferi i betonieres është hedhur nga mjeti në levizje dhe ka dëmtuar këmbën.
Shoferi i identifikuar me inicialet N.A është transportuar në spitalin Rajonal të Vlorës ku po merr mjekimet e nevojshme.
Njoftimi i policisë:
AdvertisementMë datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.