Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në shesh dhe është larguar nga vendngjarja.
78-vjeçari Faslli Arapi, banues në lagjen “30-Vjetori” ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga lagjia “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”, kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” është përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë të zezë.
I moshuari pas përplasjes ka rënë në rrugë dhe është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në kokë e trup.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët pasi kanë rrethuar perimetrin e vendit të aksidentit, po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, është identifukuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua bga vendngjarja.
Bëhet fjalë për një automjet tip Mercedes Benz, në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij.
Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij./vizionplus.tv