
Një aksident është regjistruar këtë të hënë në qendër të qytetit të Beratit. Një automjet tip ‘Benz’ ka aksidentuar një 45-vjeçare. Kjo e fundit mësohet se po kalonte rrugën në vijat e bardha në momentin e përplasjes.
Mësohet se bashkë me 45-vjeçaren po kalonte rrugën dhe një tjetër grua, e cila fatmirësisht nuk është përfshirë në aksident.
Advertisement
45-vjeçarja është marrë nga ambulanca dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia po punon për verifikimin e plotë të rrethanave të aksidentit.