
Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në Berat si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Çlirim” kur një automjeti përplasi burrin i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
40-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
Burri
Berat/Informacion paraprak
Advertisement
Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore.
Advertisement
Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Advertisement