Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjeit të kësaj të diele në autostradën Durrës-Tiranë.
Një 26 vjeçar, i cilika qenë duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarrësen.
Si pasojë e këtij aksidenti, 26 vjeçari ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, ndërsa dy vajza të reja që ndodheshin në mjet kanë humbur jetën.
Durrës/Informacion paraprak
AdvertisementNë orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.
AdvertisementNdërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.