Aksident në aksin Tushemisht-Pogradec/ Plagoset 27 vjeçari, niset për në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Tushemisht-Pogradec/ Plagoset 27 vjeçari, niset për në spital

Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec.

 

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar i cili ka qënë i vetëm në mjetin e tij tip Benz në momentin e aksidentit.

 

Advertisement

Burime policore thanë se i riu ka qënë duke udhëtuar nga pika e kalimit kufitar Tushemisht në drejtim të qytetit të Pogradecit, kur është përplasur me kolonën e një porte të një shtëpie private buzë rrugës. Përplasja ka qënë aq e fortë sa mjeti pasi ka kryer dy-tre rrotullime në ajër, ka përfunduar në aksin e kësaj rruge.

 

Kanë qënë banorët e fshatit Buçimas ata që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Burime pranë këtij spitali thanë se gjendja e 27 vjeçarit është e rëndë, por pa rrezik për jetën.

 

Advertisement

Në rrugën e re Tushemisht-Pogradec, edhe për shkak të shpejtësisë së lëvizjeve nga drejtuesit e mjeteve, ka pasur edhe aksidente të tjera, kjo edhe për atë sepse mungon sinjalistika horizontale e vertikale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy