Aksident në aksin Lezhë-Milot, 3 persona përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Lezhë-Milot, 3 persona përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.

Mësohet se furgoni është përplasur me një veturë dhe të dyja mjetet kanë përfunduar të përmbysura jashtë rrugës.

3 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit dhe janë dërguar në spital, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy